Neni 1/a - Bazat e legjislacionit penal ushtarak

(Shtuar me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Kodi Penal Ushtarak bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në parimet e përgjithshme të së drejtës penale ushtarake ndërkombëtare, në marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikura nga shteti shqiptar dhe në ligje të tjera.
Legjislacioni penal ushtarak përbëhet nga dispozitat e këtij Kodi dhe ligje të tjera që parashikojnë vepra penale ushtarake.