Neni 1/b - Detyrat e legjislacionit penal ushtarak

(Shtuar me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Legjislacioni penal ushtarak ka për detyrë të mbrojë pavarësinë e shtetit dhe tërësinë e territorit të tij, rendin kushtetues, të drejtat dhe liritë e shtetasve, rendin ushtarak të Forcave të Armatosura, pronën, autoritetin dhe disiplinën ushtarake, nga vepra penale ushtarake dhe parandalimin e tyre, si dhe të sigurojë pjesëmarrjen e shtetasve shqiptarë në mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë.