Neni 2 - Zbatimi i ligjit penal ushtarak

Shtetasit shqiptarë që kryejnë një vepër penale në fushën e mbrojtjes përgjigjen sipas Kodit Penal Ushtarak.
Për shtetasin shqiptar që kryen një vepër penale ushtarake në bashkëpunim me një ushtarak shqiptar do të zbatohet Kodi Penal Ushtarak i Republikës së Shqipërisë.