Neni 4 - Zbatimi i ligjit penal në hapësirë

Ligji penal ushtarak është i zbatueshëm edhe për ushtarakun shqiptar që kryen një vepër penale jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kur vepra është njëkohësisht e dënueshme dhe derisa nuk është dhënë për të një vendim përfundimtar nga një gjykatë e huaj.