Neni 5 - Zbatimi i ligjit penal ushtarak për vepra penale ushtarake të kryera nga shtetas të huaj ose pa shtetësi

Shtetasi i huaj ose pa shtetësi që kryen një vepër penale në fushën e mbrojtjes përgjigjet sipas ligjit penal ushtarak.
Shtetasi i huaj ose pa shtetësi që në bashkëpunim me ushtarakë shqiptarë kryen një vepër penale ushtarake brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, përgjigjet në bazë të ligjit penal ushtarak të Republikës së Shqipërisë.