Neni 15 - Shmangia nga evidenca ushtarake

Shmangia e shtetasit shqiptar nga regjistrimi ose mosbërja e ndryshimeve në evidencën ushtarake të kryera më shumë se një herë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.