Neni 38 - Largimi pa leje i të thirrurve për stërvitje

(Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Largimi pa leje nga reparti i ushtarakëve të thirrur në stërvitje ushtarake, prova gatishmërie ose mobilizimi, më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me ulje në gradë ose me gjobë.
Po kjo vepër e kryer me përsëritje, në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme, dënohet me burgim deri në tre vjet.