Neni 39 - Mosparaqitja e të thirrurve në stërvitje

Mosparaqitja e ushtarakëve të thirrur në stërvitje në kohën e caktuar në repart ose në vendin e shërbimit pa shkaqe të arsyeshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me ulje në gradë ose gjobë.
Po kjo vepër e kryer me përsëritje, në gjendje lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme, dënohet me burgim deri në tre vjet.