Neni 42 - Shkelja e rregullave të shërbimit të rojes në objekte të rëndësishme

Shkelja e rregullave të shërbimit të rojes, pranë depove të armëve, të municioneve e lëndëve plasëse ose në objekte që kanë rëndësi veçanërisht të madhe shtetërore ose ushtarake, të njohura si të tilla në akte të veçanta, dënohen me nxjerrje në lirim ose burgim deri në tre vjet.
Kur nga kjo vepër kanë ardhur pasoja të rënda dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, jo më pak se dhjetë vjet.