Neni 43 - Shkelja e rregullave të shërbimit të rojes në kufi

Shkelja e rregullave të shërbimit të rojes në kufi dënohet me burgim deri në dy vjet.
Kur nga këto vepra kanë ardhur pasoja të rënda dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet.
Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim jo më pak se dhjetë vjet.