Neni 48 - Lëvizja e trupave pa të drejtë

Komandanti që pa autorizim, urdhër, mision të veçantë ose shkak tjetër të ligjshëm urdhëron lëvizjen e trupave ose mjeteve tokësore, detare apo ajrore, kryen kundërvajtje penale dhe dënohet me ulje në gradë, me gjobë, nxjerrje në lirim ose me burgim deri në dy vjet.