Neni 49 - Ulja e dinjitetit ushtarak

(Ndryshuar me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Kryerja e veprimeve që ulin dinjitetin e Forcave të Armatosura ose institucioneve të tjera ku bëjnë pjesë, si në shërbim ashtu dhe jashtë shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me ulje në gradë, me gjobë, nxjerrje në lirim ose me burgim deri në dy vjet.