Neni 55 - Vjedhje armatimi

Cilido që vjedh armatim luftarak, dënohet me burgim jo më pak se tre vjet.
Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet.