Neni 60 - Vjedhje në fushën e betejës

Vjedhja e sendeve që gjenden te të vrarët e të plagosurit në fushën e betejës, si dhe plaçkitja e robërve të luftës, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Kur ka rrethana rënduese, me burgim jo më pak se pesë vjet.