Neni 61 - Vjedhja e plaçkës së luftës

Ushtaraku që nuk siguron të gjithë plaçkën e luftës që i është marrë armikut, që nuk lajmëron komandën, e vjedh ose e shpërdoron atë dhe nuk dorëzon në autoritetet përkatëse të gjithë materialet e kapura a të braktisura ose që ndodhen në ruajtje apo nën kontroll, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet.