Neni 62 - Shpërdorimi, shkatërrimi ose dëmtimi i pasurisë ushtarake

Shpërdorimi, shkatërrimi ose dëmtimi me dashje i armatimeve, i mjeteve të komunikacionit ose të ndërlidhjes dhe të teknikës luftarake, të dhëna në përdorim ose në ruajtje, dënohen me burgim deri në dhjetë vjet.
Po këto vepra të kryera me zjarr a me mjet tjetër të rrezikut të përbashkët ose kur kanë shkaktuar vdekje ose pasoja të tjera të rënda ose në gjendje lufte a gjendje të jashtëzakonshme, dënohen me burgim jo më pak se pesë vjet.