Neni 63 - Shkatërrimi i pasurisë ushtarake nga pakujdesia

(Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Shkatërrimi ose dëmtimi nga pakujdesia i armatimeve, i teknikës luftarake ose i mjeteve të komunikacionit dhe të ndërlidhjes, të dhëna në ruajtje ose në përdorim, dënohet me gjobë, me nxjerrje në lirim ose me burgim deri në pesë vjet.
Po këto vepra, kur kanë shkaktuar vdeke ose pasoja të tjera të rënda ose janë kryer në gjendje lufte a gjendje të jashtëzakonshme, dënohen me burgim deri pesëmbëdhjetë vjet.