Neni 65 - Falsifikimi i dokumenteve të luftimit

(Ndryshuar me ligjin nr.8919, datë 4.7.2002)

Falsifikimi i dokumenteve të luftimit dënohet me burgim deri në dhjetë vjet.
Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.