Neni 72 - Pranimi i favoreve nga ushtaraku

Cilido që pa autorizim pranon funksione, nderime, pensione, vlerësime të kësaj natyre nga një shtet i huaj ose që mban botërisht uniforma, shenja dalluese të gradës ushtarake ose dekorata kombëtare të vendit apo të huaj që nuk i takojnë, kryen kundërvajtje penale dhe dënohet me ulje në gradë, me gjobë, nxjerrje në lirim ose me burgim deri në dy vjet.