Neni 74 - Kryerja e funksioneve pas dhënies fund të tyre

Ushtaraku që pa urdhër, autorizim apo shkak të ligjshëm, merr përsipër një komandë, drejtim, shërbim ose që ai, megjithëse i është komunikuar urdhri që i është hequr, që e ndalon ose e pezullon nga detyra komanduese ose drejtuese, vazhdon ta kryejë atë, dënohet me gjobë, nxjerrje në lirim ose me burgim deri në tre vjet.
Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.