Neni 75 - Përdorimi i vartësve për shërbime vetjake

(Ndryshuar me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Përdorimi i paligjshëm nga eprori i vartësit për shërbime vetjake të tij, të familjes ose në favor të personave të tjerë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me ulje në gradë, me gjobë, nxjerrje në lirim ose me burgim deri në dy vjet.