Neni 86 - Shkelja e rregullave në drejtimin dhe shfrytëzimin e makinave luftarake

Shkelja e rregullave në drejtimin dhe shfrytëzimin e makinave luftarake, kur nga këto vepra janë shkaktuar vdekje ose pasoja të tjera të rënda, dënohet me burgim deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.