Neni 97 - Dëmtimi ose shkatërrimi i mjeteve të Kryqit të Kuq

Dëmtimi ose shkatërrimi në kohë lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme i mjeteve ose materialeve, që i përkasin Kryqit të Kuq ose Gjysmëhënës së Kuqe, dënohet me burgim deri në pesë vjet.
Kur këto vepra kanë shkaktuar pasoja të rënda dënohen me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.