strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU VI - AVOKATI I POPULLIT

  • Neni 60
  • 1. Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike.
    2. Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrës së tij.
    3. Avokati i Popullit ka buxhet të veçantë, të cilin e administron vetë. Ai e propozon buxhetin sipas ligjit.

  • Neni 61
  • 1. Avokati i Popullit zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë prej 5 vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje.
    2. Avokati i Popullit mund të jetë çdo shtetas shqiptar, me arsim të lartë, me njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit.
    3. Avokati i Popullit gëzon imunitetin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.
    4. Avokati i Popullit nuk mund të bëjë pjesë në asnjë parti politike, nuk mund të kryejë veprimtari tjetër politike, shtetërore ose profesionale dhe as të marrë pjesë në organizmat drejtues të organizatave shoqërore, ekonomike dhe tregtare.

  • Neni 62
  • 1. Avokati i Popullit mund të shkarkohet vetëm me kërkesë të motivuar të jo më pak se një së tretës së deputetëve.
    2. Në këtë rast Kuvendi vendos me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij.

  • Neni 63
  • 1. Avokati i Popullit paraqet raport vjetor përpara Kuvendit.
    2. Avokati i Popullit raporton përpara Kuvendit kur i kërkohet prej këtij, si dhe mund t'i kërkojë Kuvendit të dëgjohet për çështje që ai i çmon të rëndësishme.
    3. Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë masa kur vëren shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut nga administrata publike.
    4. Organet dhe funksionarët publikë janë të detyruar t'i paraqesin Avokatit të Popullit të gjitha dokumentet dhe informacionet e kërkuara prej tij.