Neni 139

1. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë mbaron kur:
a) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
b) nuk paraqitet në detyrë pa arsye për më shumë se 6 muaj;
c) mbush moshën 65 vjeç;
ç) jep dorëheqjen;
d) deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim gjyqësor tëformës së prerë.
2. Mbarimi i mandatit të gjyqtarit deklarohet me vendim të Gjykatës së Lartë.