strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

PJESA E DYMBËDHJETË - KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE

  • Neni 153
  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një organ i përhershëm që përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me referendumet dhe shpall rezultatet e tyre.

  • Neni 154
  • 1. Komisioni përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët zgjidhen për një mandat 7-vjeçar. Dy anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, 2 nga Presidenti i Republikës dhe 3 anëtarë të tjerë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
    2. Përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përtërihet çdo tre vjet sipas procedurës së përcaktuar me ligj.
    3. Anëtarësia në Komision nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe politike.
    4. Subjektet elektorale caktojnë përfaqësuesit e tyre pranë Komisionit. Ata nuk kanë të drejtë vote.
    5. Anëtari i Komisionit gëzon imunitetin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.
    6. Komisioni ka buxhetin e vet.