si behet padia penale

pershendetje,me kan nxjerr nga puna pa shkaqe te arsyeshme dhe sipas kodit te punes un duhet te paraqitem ne gjykate dhe te ngrej padi penale ndaj firmes qe te perfitoje 1 vit page.problemi im eshte se un nuk di se si formulohet padia .a mund te me ndihmoni ju luetm duke formuluar nje akt padi ose duke me dhene bazat e saj

Komente

kallzim penal

kam bere nje kallzim penal,por doja te dija nqs bie ne marreveshje me te kallzuarin sa kohe kam per te terhequr kallzimin nga dita e padi se bere.Faleminderit

durrsaku84

Pershendetje

Une mund tju ndihmoj ne lidhje me formen qe duhet te kete padia bazuar ne Kodin e Proçedures cenale te Republikes se Shqiperise por nuk quhet padi penale por thjesht padi te cilen ti do ta depozitosh ne gjykaten e shkalles se pare per ta vandosur ne levizje ate per te nisur proçedimin.
po te referoj nenin 146 te Kodit te Punes

ZGJIDHJA E KONTRATËS PA SHKAQE TË GARNISHMENT

Neni 146
(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.03.1996)
(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.07.2003)
1) Zgjidhja e kontratës nga punëdhënësi, konsiderohet pa shkaqe të arsyeshme kur:
a. punëmarrësi ka pretendime që rrjedhin nga kontrata e punës;
b. punëmarrësi ka përmbushur një detyrim ligjor;
c.bëhet për motive të pandashme nga personaliteti i punëmarrësit, por që nuk kanë lidhje
legjitime me raportet e punës. Konsiderohen si motive të tilla raca, ngjyra, seksi, mosha,
gjendja civile, detyrimet familjare, shtatzënia, besimi fetar, bindjet politike, kombësia,
gjendja shoqërore;
d. për motive që lidhen me ushtrimin nga punëmarrësi, të një të drejte kushtetuese, por
që nuk sjell shkeljen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e punës;
e. bëhet për motive të antarësimit ose jo të punëmarrësit në sindikatë të krijuar në bazë të
ligjit ose për shkak të pjesëmarrjes së tij në veprimtari sindikale në bazë të ligjit;
f. shfuqizohet;

2) Nëse kontrata zgjidhet pa shkaqe të arsyeshme, punëmarrësi ka të drejtë të ngrejë padi
kundër punëdhënësit në gjykatë, brenda 180 ditëve nga dita e përfundimit të afatit të
njoftimit. Në rastin kur motivi abuziv është zbuluar pas kalimit të këtij afati, punëmarrësi
duhet të ngrejë padinë brenda 30 ditëve nga dita e zbulimit të këtij motivi.

3) Zgjidhja e kontratës pa shkaqe të arsyeshme është e pavlefshme. Punëdhënësi që ka
zgjidhur kontratën pa shkaqe të arsyeshme, detyrohet t’i japë punëmarrësit një
dëmshpërblim deri në një vit pagë, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të
njoftimit. Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim gjykate të formës
së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar të
zbatojë këtë vendim

si dhe nenin 153,154 te Kodit te Proçedures Civile
sepse percakton formen e padis

neni 153
Hartimi i padisë
Gjykimi i një çështje në gjykatë fillon me paraqitjen e kërkesëpadisë me shkrim.

Neni 154
(Shfuqizuar paragrafi i fundit me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001,
neni 36)
Kërkesëpadia shkruhet në gjuhën shqipe dhe duhet të përmbajë:
- gjykatën përpara së cilës paraqitet kërkesa;
- emrin, atësinë, mbiemrin, vendbanimin ose vendqëndrimin e paditësit e të paditurit dhe të
personave që përkatësisht i përfaqësojnë ata, kur ka të tillë;
- përcaktimin e objektit të kërkesëpadisë;
- tregimin e fakteve, rrethanave, dokumenteve, mjeteve të tjera provuese dhe të së drejtës mbi të
cilat mbështetet kërkesëpadia;
- kërkimin e paditësit;
- vleften e padisë, në rast se objekti i saj është i vlerësueshëm.

por ki kujdes nese ke pasur kontrat te punes shiko me vemendje llojin e saj dhe referoju kodit te punes.

uroj te te kem ndihmuar

Ka nje problem lidhur me

Ka nje problem lidhur me terminologjine, ne sensin qe ne rastin ne fjale nuk konsiderohet padi penale, por padi sipas Kodit te Procedures Civile

Ju jam shum mirenjohes qe me

Ju jam shum mirenjohes qe me treguat se si behet kerkes padia sepse me keni ber nje nder te madh .un aktualisht jam ne nje proces gjyqsor sepse me kan hequr nga puna pa asnje arsye dhe ne letren e largimit nga puna thjesht kan shkruar se me paskan hequr se kam thyer rregulloren e brendshme,kurse ne librezen e punes shkruajne (THYERJE E DISIPLINES,PUBLIKIMI INFORMACIONEVE TE REZERVUARA TE FIRMES NE INTERNET ). gjera te cilat nuk jan te verteta .pasi me hoqen nga puna i jam drejtuar inspektoriatit te punes me nje kerkes per rikthimin tim ne pune dhe ata pasi verifikuan nje leter ankese me spjeguan se nuk mund te me mernin serish ne pune sepse do me jepnin nje demshperblim sipas kodit te punes .i jam drejtuar gjykates se tiranes me nje padi ku kerkoj demshperblimin qe me takon per largim nga puna pa shkaqe te arsyeshme .ne seancen gjyqsore pala kundershtare paraqiti dokumenta te fallsifikuara ku ishin fallsifikuar firmat e disa personave dhe supozohej se ishin zhvilluar disa mbledhje ku kisha qen dhe un i pranishem por tek te gjith dokumentat mungonte firma ime sepse realisht nuk eshte zhvilluar asnje takim ose mbledhje ,gjithashtu u paraqiten dokumente ku mungonte firma ime . disa dokumenta te tjera ishin fallsifikuar sepse te gjitha shifrat qe ishin shkruar aty ishin te shtuara dhe nuk ishte firma ime qe un te pranoja se ne date te caktuara ishin bere pershembull 5 gabime dhe shifra 5 te shoqerohej me shkrim (pese) por kishte vetem numra qe ishin shkruar ne kte menyre 1+5+6+2+7+8 dhe nuk ishin shoqeruar dhe me shkrim nje +pese+gjashte +dy+shtate+tete gje qe nuk do lejonte fallsifikimin .gjithashtu ky dokument i cili u paraqit si prove materiale nuk ishte ne 2 kopje dhe nuk kishte asnje firm timen qe un te pranoja se ne data te caktuara ishin bere aq gabime qe shkruhen ne ate dokument ,gjithashtu eshte paraqitur nje dokument ku eshte ber nje takim midis disa personave ku gjithcka e shkruar ne ate dokument dhe eshte fallsifikuar ,gjithashtu firma e nje personi qe supozohet qe ka qen prezent ne kte takim eshte e fallsifikuar
- ju lutem a mund te me thoni se cili ligj eshte ai i cili kerkon qe dokumentet qe kan shifra pershembull ( 5 )te shoqerohen me shkrim (pese) qe te shmenget fallsifikimi ose ndonje ligj tjeter i cili nuk parashikon si prove gjyqesore nje dokument ku numrat ( 5 )nuk jan te shoqeruar dhe me shkrim (pese) dhe ku mungon firma e personit qe ka ber keto gabime per te vertetuar se shifra qe eshte shkruar ne ate dokument eshte reale
-cili eshte ligji i cili rrezon si prove gjyqesore nje dokument ku njera pale pretendon per publikim te nje materiali filmik ne internet dhe qe kjo prove e paraqitur ne gjykate nuk vertetohet me pamje filmike ose fotografike .
-a lejohet qe nje person me nje deklarate e cila shoqerohet me te gjitha te dhenat personale te vertetoje se nuk ka firmosur nje dokument i cili eshte paraqitur ne seance gjyqesore si prove nga pala kundershtare dhe se gjithcka ne ate dokument eshte e fallsifikuar .
ju faleminderit

Ne pune nuk ktheheni dot me,

Ne pune nuk ktheheni dot me, fakti i demshperblimit ju takon dhe nuk e luan topi, per sa i perket falsifikimeve duhet ta goditni me kallzim penal, ndersa lidhur me elementin probator te falsifikimit, mire eshte qe dokumentat te ekzaminohen nga nje ekspert i fushes dhe me pas te leshohet nje lloj raporti qe fare mire mund tja paraqitni prokurorise si prove.

Studio ligjore Zeqja-Isaku