kerkoj ndonje keshillë rreth procedures administrative ne shkallë te parë

më duhen keshillat e profsionisteve rreth fazes se parë te procedures administrative, veçanarisht më shumë hollesi rreth procedures provuese.
Ju falenderoj.

Komente

pershendetje

Deshiroja te pyesja ne lidhje me nje ndertim qe po behet.dhe un e kam dhene per ndertim ,doja te dija sa perfitoj .e kam dhene me 30%..kam pasur 300 M2.dhe pallati do ndertohet .1kat nen toke .2 kate biznes.dhe 3.4.5-6.7.8-9.10. Banim.mund te me shpjegoj njerei sa perfitoj dhe si behet shumdzimi.faleminderit

hipotekimi i siperfaqeve te ndertuara

Pershendetje
Ns eshte e mundur me duhet nje info per hipotekimin e pallateve te reja,si procedohet kur investitori eshte ok me te gjitha detyrimet ndaj shtetit dhe pronareve te tokes,por ne momentin e hipotekimit pronaret e tokes kane konflikte me njeri tjetrin e nuk pranojne te firmosin kontraten e shkembimit,kandonje menyre per te ndare vec pjesen e pronareve te truallit ne baze te kontrates se sipermarrjes ku percaktohet pjesa takuese e tyre,dhe te hipotekohet vetem pjesa takuese e investitorit.
De fakto pronaret e truallit e kane ne poseidim pjesen takuese ne baze te kontrates se sipermarrjes me investitorin,pse duhet te penalizohet investitori dhe si rrjedhim bleresit e ketyre siperfaqeve per faj te kontraditave mes pronareve te truallit?
Ju faleminderit RAJFI shpk

zgjidhje : prona e tokes dhe e mbitokes

I dashun RAJF,

- E para, duhet te shihet ne kontraten e sipermarrjes kujt i takon pronesia e ndertimit/e te drejtes se ndertimit (jo e tokes) gjate periudhes se ndertimit : sipermarresit apo pronarit te tokes ? Normalisht, gjate ndertimit pronesia i takon atij qe nderton, dhe ne fund te ndertimit, veçse nese kontrata thote ndryshe, pronesia i shkon pronareve te tokes, qe jane te detyruem te paguajne ndertesen.

Nese gjate fazes se ndertimit pronesia e nderteses i perket sipermarresit (rregjim juridik i nderteses mbi pronen e tjetrit) hipotekimi i kesaj pjese asht i mundun der ne perfundim te nderteses : pjesa e pronareve te tokes mund te rezervohet (pa paragjyku zgjidhjen e konfliktit mes tyne) nese ata pranojne nje demshperblim +/- me pare ne funksion te çmimit per m2 per pjesen e rezervueme. Duhet parashiku dhe nje vleresim eksperti i paanshem ne rast kundershtimi.

Psh : sipermarresi nderton pallat 1.000 m2 : ne baze te çmimit te shitjes per m2 (qe integron pjesen e çmimit te tokes te vleresueme x/m2 me akord te pronareve te tokes qe jane ne konflikt), kena çmimin global te nderteses.

Ne kete ndertese, rezervohet nje pjese (cilado) qe vlen ne shitje sa vleresimi i tokes, dhe pjeset e tjera shiten. Nese kur konfliktet midis pronareve te tokes te jene zgjidh, u jepen apartamentet e rezervueme, dhe keto apartamente nuk u pelqejne, ata kane te drejten e nje damshperblimi +/- ne funskion te pjeses qe kane ne toke. Nese mund te keni nji akord vetem mbi katin qe deshirojne, problemi konsiderohet gati i zgjidhun. E vetmja gja, asht te zgjidhet me ekspert sa vlen toka diten e fillimit te nderteses, qe te pakten ata te jene dakort mbi raportin çmim global toke / mbi çmimin global (toke+ndertese).

Kjo duhet te negociohet para fillimit te nderteses.

Zgjidhje tjeter mund te jete ndarja e pronesise toke-mbitoke, dhe futja ne nje bashkpronesi e pronareve te tokes (pak randesi ka se çfare % kane) si pronare trualli, por pa shkembim, vetem ne vlere te bazueme mbi m2 te shitun, dhe pagese ne fund te shitjes te gjithe apartamenteve.

Po reflektoj per ma gjate, se mos mendoj ndoj zgjidhje tjeter...

Suksese.