Transferimi

Pershendetje!

Do t'ju lutesha nqs keni mundesi te me ndihmoni me info. per problemin si me poshte:

Ne Tetor te 2010 nje e afermja ime largohet me leje lindje.
Ne muajin Maj te 2011 i komunikohet me telefon nga Institucioni kerkesa per tu kthyer ne pune pasi kishin ngarkese pune dhe nevojitej ndihma e saj. Nje muaj pasi kthehet ne pune i kerkojne te zevendesoje nje kolege te saj ne nje rreth tjeter rreth 40 km larg qytetit ku ajo jeton dhe kjo gje ka zgjatur per rreth 3 jave. Pas kesaj me ane te nje shkrese zyrtare ne menyre arbitrare (pa konsultimin me te vogel) i eshte komunikuar transferimi pa permendur afat ne nje rreth tjeter rreth 65 km larg qytetit ku ajo jeton.(vlen per tu permendur fakti se ne linjen midis ketyre dy qyteteve nuk ka linje direkte transporti dhe per te arritur nga nje destinacion ne tjetrin duhet te udhetosh minimalisht 3 ore vajtje ardhje me mjete te rastit dhe duhet te nderrosh minimalisht dy mjete transporti).
Duke qene se nga telefonata te ndryshme te bera ne drejtim te personave te cilet duhet te jepnin sqarime per kete veprim te ndermarre nga ana e institucionit nuk arriti te marre ndonje pergjigje, u eshte drejtuar personave te cilet kane firmosur urdhrin, me nje shkrese zyrtare per te sqaruar me mire situaten dhe per te percaktuar periudhen e transferimit ne kete qytet. Kesaj shkrese edhe sot nuk i ka kthyer njeri pergjigje.

E detyruar nga situata familiare eshte detyruar te rikthehet perseri me leje lindje dhe duke qene se leja e lindjes tani perfundon i duhet te kthehet perseri ne pune, por nga institucioni privat ne te cilin punon nuk ka marre akoma nje pergjigje zyrtare ne lidhje me shkresen e siperpermendur. Tani eshte ne dilemen e veprimeve qe duhet te ndermarre nqs nga ana e institucionit vazhdon insistimi per te vazhduar me sherbim ne qytetin tjeter.

Pyetjet e mija jane keto:

1- Ekziston ndonje ligj apo rregullore mbi transferimin e punonjesve nga qytet ne tjetrin( duke patur parasysh ketu distancat, situaten familjare, etj) ?

2- Sa mund te jete kohezgjatja maksimale e transferimit, pa pelqimin e punonjesit?

Faleminderit!