Nese firmos doreheqjen ne nje pune cilat jane pasojat mbrapa?

Pershendetje! Kam qene i punesuar ne nje kompani deri para 4 muajsh .Sigurimet shoqerore paguheshin rregullisht. Keshtu qe menjehere me nderprerjen e punesimit qe erdhi nga ana e punedhenesit fillova proceduren per perfitimin e asistences sociale. Ne kete pune nuk eshte se kam firmosur ndonje kontrate pune paraprakisht. Madje as nuk kam marre njoftim me shkrim paraprakisht per largimin nga puna. Por tani pas 4 muajsh largimi nga puna ish punedhenesi im me kerkon qe te firmos doreheqjen time. Cilat jane arsyet qe ai e kerkon kete gje. Nese un firmos a me rrezikohet asistenca? Ju faleminderit paraprakisht.

Komente

Pershendetje!

Asistenca juaj nuk ju rrezikohet, por punedhenesi jua kerkon kete per tu mbrojtur nga nje padi e juaja ne gjykate. Sepse nese largimi juaj nga puna nuk eshte bere sipas procedurave ligjore, ju mund te fitoni disa muaj paga si shperblim per largimin nga puna, nese filloni nje procedure gjyqesore.