Alfred

Doja nje ndihme per nje rast qe me ka ndollur,i cili ka ta beje me nje veprimtari personale shoqerore ne nje bisnez.

Me nje shokun tim i cili u merte me nje biznes te caktuar beme nje mareveshje personale gojore per nje ortakeri me investim me vlere leku dhe ndarje fitimi 50% me 50% te nje natyre produkti,dhe vazhduam per nje kohe rreth nja 17-18 muaj. e gjitha kjo ne menyre personale dhe private pa e deklaruar me letera apo bere kontrata noteriale qofte dhe kontrate personale me shkrim ,por i gjithe personeli dhe te afermit e tij e dinin kete ortakeri dhe me konsideronin si ortaku i tij.Rasti me i keq eshet se miku im i mire dhe i dashur nga nje semundje e rende nderroj jete.gjate kohes qe ai perkeqesohej une nuk mund te bisedoja me te per kontrata noteriale apo dhe personale me shkrim,sepse nuk mendoja kurre qe ai do te nderronte jete. Por e keqa ndolli dhe une e perjetova shume keq,dhe me e keqja eshte se po perjetoj dhe stresin e pjestareve te tjere te familjes se tij qe duan te ndajne kapitalin e ti por nuk me njohin fare mua.
Nuk e di ne se mundeni te me thoni dy fjale per kete situate kur nuk ka gje te dokumentuar me letra se si mund te veproj per te mare vleren time te investuar duke patur parasysh qe ka edhe persona te tjere e te pa njohur por qe bejne pjese ne ndarjen e pasurise tij.
Ju falenderoj per mundesine e nje konsulence.