Neni 10 - Dëgjimi i debitorit

1. Në rast se dispozita të këtij ligji parashikojnë thirrjen dhe dëgjimin para seksionit tregtar të gjykatës së rrethit të debitorit, që ka vendbanim në një shtet tjetër ose kur vendbanimi i debitorit nuk njihet, kjo gjykatë mund të vendosë të mos e kryejë këtë veprim, nëse çmon se shtyrja e seancës gjyqësore , për këto rrethana, do të shkaktonte vonesa të paarsyeshme në procedurën e falimentimit.
Në këtë rast, seksioni tregtar i gjykatës së rrethit thërret në seancë një përfaqësues të debitorit.

2. Kur debitori është person juridik zbatohen, sipas rastit, procedurat e thirrjes dhe të dëgjimit në seksionin tregtar të gjykatës së rrethit të personave që kanë të drejtën e përfaqësimit të debitorit ose që mbajnë aksionet a pjesëmarrjet e tij.