Neni 12 - Përjashtime dhe dispozita të veçanta

1. Procedura e falimentimit nuk mund të hapet për pasurinë e :
a) shtetit ose të një organi të tij;
b) sektorëve të caktuar si strategjikë;
c) Njësive të qeverisjes vendore dhe organeve të tyre.

2. Procedurat e falimentimit të bankave dhe instituteve të tjera financiare rregullohen me ligj të veçantë.