Neni 13 - Shkaku i hapjes së procedurës së falimentimit

1. Procedura e falimentimit hapet vetëm me shkak.

2. Gjendja e paaftësisë paguese përbën shkak të përgjithshëm për hapjen e procedurës së falimentimit. Debitori vlerësohet i paaftë për të paguar nëse nuk është në gjendje të paguajë detyrimet në datën e maturimit. Paaftësia paguese prezumohet se ekziston nëse debitori nuk kryen pagesat.

3. Nëse hapja e procedurës së falimentimit kërkohet nga vetë debitori, paaftësia paguese në një të ardhme të afërt përbën shkak për hapjen e procedurës së falimentimit. Debitori ndodhet në gjendjen e paaftësisë paguese në një të ardhme të afërt, kur nuk është në gjendje të paguajë ose të shlyejë detyrimet që ka në datën e maturimit.

4. Mbingarkesa me borxhe përbën shkak për hapjen e procedurës së falimentimit në rastin e një personi juridik. Debitori ndodhet në gjendjen e mbingarkesës me borxhe kur vërtetohet se pasuritë e tij nuk mbulojnë detyrimet ndaj të tretëve dhe, në bazë të rrethanave, pas vlerësimit të pasurive të debitorit nuk është më mundësia për vazhdimësinë e veprimtarisë.

5. Kriteret dhe mënyrat e përllogaritjes së treguesve ekonomikë, mbi të cilët fillojnë procedurat e falimentimit, caktohen nga Këshilli i Ministrave.