Neni 185 - Krijimi i grupeve

1. Gjatë përcaktimit të të drejtave të pjesëmarrësve në planin e riorganizimit formohen grupe kreditorësh, me të drejta dhe interesa të ndryshëm ekonomikë. Duhet të bëhet dallim ndërmjet:
a) kreditorëve me të drejtë ripagimi të veçantë, nëse të drejtat e tyre preken nga plani;
b) secilit rang të kreditorëve të falimentimit;
c) secilit rang të kreditorëve të rangjeve më të ulëta, përveç rastit kur pretendimet e tyre nuk merren parasysh, sipas nenit 225 të këtij ligji.

2. Kreditorët me të drejta të barabarta mund të formojnë grupe, ku përmblidhen kreditorë me interesa të njëjtë ekonomikë. Grupet duhet të ndahen nga njeri-tjetri në mënyrë të duhur. Kriteret e ndarjes paraqiten në plan.