Neni 224 - Detyrat dhe përgjegjësitë e administratorit të falimentimit

1. Mbikëqyrja është detyrë e administratorit të falimentimit. Detyrat e administratorit të falimentimit dhe të anëtarëve të komitetit të kreditorëve dhe mbikëqyrja e seksionit tregtar të gjykatës së rrethit vazhdojnë të ekzistojnë.

2. Gjatë kohës së mbikëqyrjes, administratori ka për detyrë t’i raportojë, çdo vit, komitetit të kreditorëve, kur është caktuar një i tillë dhe gjykatës për gjendjen dhe perspektivën e mëtejshme të realizimit të planit të riorganizimit. E drejta e komitetit të kreditorëve dhe e gjykatës për të kërkuar në çdo kohë të dhëna të veçanta ose një raport ndërmjetës, mbetet e pacenuar.