Neni 225 - Detyrimi i administratorit të falimentimit për të njoftuar

Nëse administratori vëren se pretendimet, shlyerja e të cilave mbikëqyret, nuk paguhen ose nuk mund të paguhen, ai ia bën të njohur këtë fakt, pa vonesë, komitetit të kreditorëve dhe seksionit tregtar të gjykatës së rrethit. Nëse nuk është caktuar komitet kreditorësh, administratori në vend të tij njofton të gjithë kreditorët, të cilëve, sipas pjesës analizuese të planit të riorganizimit, u takon ripagimi i pretendimeve kundër debitorit ose shoqërisë në të cilën është shndërruar shoqëria ekzistuese, sipas pjesës analizuese të planit të riorganizimit.