Neni 226 - Veprimet që kërkojnë pëlqim

Në pjesën analizuese të planit të riorganizimit mund të parashikohet që veprime të debitorit ose të shoqërisë së bashkuar janë të vlefshme kur jepet pëlqimi i administratorit të falimentimit. Nenet 68 pika 1 dhe 69 të këtij ligji zbatohen sipas rastit.