Neni 235 - Anulimi i urdhrit të gjykatës për administrim nga vetë debitori nën mbikëqyrje

1. Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit anulon urdhrin për administrim nga vetë debitori nën mbikëqyrjen e një mbikëqyrësi, nëse diçka e tillë kërkohet:
a) nga mbledhja e kreditorëve;
b) nga një kreditor me të drejtë ripagimi të veçantë ose nga kreditori i falimentimit edhe nëse nuk ekzistojnë me kushtet e parashikuara nga shkronja “c” e nenit 233 të këtij ligji;
c) nga debitori.

2. Kërkesa e një kreditori është e pranueshme nëse i vërteton gjykatës, në mënyrë bindëse, se nuk ekzistojnë me kushtet. Përpara se të vendosë për kërkesën, seksioni tregtar i gjykatës së rrethit dëgjon debitorin. Kundër vendimit kreditori dhe debitori kanë të drejtën e ankimit të veçantë, sipas Kodit të Procedurës Civile.

3. Mbikëqyrësi i deriatëhershëm mund të caktohet si administrator falimentimi.