Neni 246 - Ripagimi i kreditorëve të falimentimit

1. Gjatë shqyrtimit të pretendimeve, debitori dhe mbikëqyrësi mund të kundërshtojnë pretendimet e depozituara, përveç kreditorëve të falimentimit. Pretendimi i kundërshtuar nga një kreditor falimentimi, nga debitori ose nga mbikëqyrësi quhet i pavërtetuar.

2. Debitori kryen shpërndarjen. Mbikëqyrësi verifikon të gjitha listat e shpërndarjes dhe deklaron me shkrim, për secilin rast, nëse ka vërejtje për rezultatet e verifikimit.