Neni 252 - Vendimi i seksionit tregtar të gjykatës së rrethit

1. Kreditorët e falimentimit ose administratori i falimentimit dëgjohen në mbledhjen përfundimtare me kërkesë të debitorit.

2. Kundër këtij vendimi mund të paraqesë ankim të veçantë debitori dhe çdo kreditor falimentimi, që nuk ka pranuar shkarkimin nga detyrimet e mbetura në mbledhjen përfundimtare. Procedura e falimentimit përfundon pasi vendimi të marrë formë të prerë. Vendimi i formës së prerë
shpallet publikisht bashkë me vendimin për mbylljen e procedurës së falimentimit.