Neni 279 - Njohja e një procedure të huaj falimentimi

1. Një procedurë falimentimi e hapur në një shtet të huaj njihet në Shqipëri nëse:
a) debitori ka vendbanim ose seli në këtë shtet;
b) procedura e falimentimit nuk cenon parimet themelore të legjislacionit shqiptar dhe sidomos dispozitat kushtetuese.