Neni 28 - Caktimi i mbledhjeve

1. Në vendimin e hapjes së procedurës së falimentimit, seksioni tregtar i gjykatës së rrethit cakton afatet kohore për:
a) zhvillimin e mbledhjes së kreditorëve për raportim. Kjo mbledhje, që duhet të mbahet brenda 45 ditësh dhe, në çdo rast, jo më vonë se 90 ditë nga data e shpalljes së vendimit, në bazë të një raporti të administratorit të falimentimit, duhet të vendosë për vazhdimin e mëtejshëm të procedurës së falimentimit;
b) zhvillimin e mbledhjes së kreditorëve për verifikim. Kjo mbledhje,që duhet të mbahet jo më parë se 10 ditë dhe jo më vonës e 60 ditë nga përfundimi i afatit për depozitimin e pretendimeve, shqyrton dhe bën verifikimin e pretendimeve të depozituara.

2. Nëse kreditorët e shohin të arsyeshme, mbledhja për raportim dhe për verifikim mund të bëhet në të njëjtën kohë.