Neni 3 - Gjykata e rrethit gjyqësor në cilësinë e seksionit tregtar të gjykatës së rrethit

1. Realizimi i procedurave të falimentimit është detyrë e seksioneve tregtare të gjykatës së rrethit (gjykata e falimentimit).

2. Shqyrtimi i çështjeve dhe marrja e vendimeve për procedurën e falimentimit bëhet nga një gjyqtar i vetëm.