Neni 30 - Regjistri tregtar

1. Nëse debitori është i regjistruar në regjistrin tregtar, seksioni tregtar i gjykatës së rrethit i dërgon gjykatës ku është kryer regjistrimi:
a) një kopje të vendimit të hapjes së procedurës, nëse është hapur procedura e falimentimit;
b) një kopje të vendimit, që hedh poshtë kërkesën për hapjen e procedurës së falimentimit në rast se kërkesa për hapjen e procedurës është hedhur poshtë për mungesë të shumës së mjaftueshme për falimentim.