Neni 32 - Pasojat e përfundimit të procedurës së falimentimit

1. Vendimi i gjykatës më të lartë që në bazë të ankimit të veçantë ka vendosur prishjen e vendimit të seksionit tregtar të gjykatës së rrethit për hapjen e procedurës së falimentimit dhe pushimin e çështjes, duhet të shpallet publikisht.

2. Përfundimi i procedurës së falimentimit, sipas pikës 1 të këtij neni, nuk cenon pasojat juridike të veprimeve të kryera nga administratori i falimentimit ose palët e treta.