Neni 4 - Përgjegjësia territoriale

1. Procedura e falimentimit shqyrtohet dhe gjykohet në seksionin tregtar të gjykatës së rrethit ku debitori, i cili është person juridik, ka vendbanimin ose selinë.

2. Nëse debitori e ka transferuar qendrën e veprimtarisë ekonomike të pavarur në një vend tjetër, përgjegjësia është vetëm e seksionit tregtar të gjykatës së rrethit ku ndodhet qendra e re e veprimtarisë së debitorit.

3. Nëse debitori nuk ka seli ose vendbanim në Shqipëri, përgjegjësia i përket seksionit tregtar të gjykatës së rrethit ku debitori ka një degë ose çdo pasuri tjetër.

4. Në rast se një procedurë falimentimi është deklaruar në përgjegjësi të disa seksioneve tregtare të gjykatave të rretheve, përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për shqyrtimin dhe gjykimin e çështjes e ka seksioni tregtar i gjykatës së rrethit ku është paraqitur fillimisht kërkesa për hapjen e procedurës së falimentimit.

5. Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit, që ka përgjegjësi për të gjykuar një procedurë falimentimi, është gjykata e vetme përgjegjëse për të gjykuar paditë civile, që ngrihen për këtë procedurë falimentimi.