Neni 6 - Roli i seksionit tregtar të gjykatës së rrethit

1. Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit heton, kryesisht, të gjitha rrethanat që kanë lidhje me procedurën e falimentimit.

2. Në mënyrë të veçantë, seksioni tregtar i gjykatës së rrethit mund të kërkojë dhe të dëgjojë për këtë qëllim dëshmitarë, specialistë dhe vetë debitorin.