Neni 68 - Disponimi nga debitori

1. Nëse pas hapjes së procedurës së falimentimit debitori tjetërson sende nga masa e falimentimit, këto veprime janë të pavlefshme. Vlera e përfituar nga tjetërsimi i kthehet palës tjetër, duke u nxjerrë nga masa e falimentimit, në rast se kjo masë është shtuar nga begatimi pa shkak.

2. Nëse debitori ka kryer veprimin në ditën e hapjes së procedurës së falimentimit, transferimi prezumohet të jetë kryer pas hapjes së procedurës së falimentimit.