Neni 69 - Veprimet në favor të debitorit

1. Në rast se pas hapjes së procedurës së falimentimit është shlyer një detyrim në favor të debitorit, ndonëse ky detyrim duhej të shlyhej në favor të masës së falimentimit, pala vepruese shkarkohet nga detyrimi, nëse nuk ka qenë në dijeni të hapjes së procedurës së falimentimit në kohën e kryerjes së veprimit.

2. Nëse pala vepruese e ka shlyer detyrimin para shpalljes së vendimit për hapjen e procedurës, pala vepruese prezumohet se nuk ka pasur dijeni për këtë procedurë.